Itali-Angli, në Wembley është rrezikuar tragjedia: “Një turp kombëtar”

3 Dhjetor 2021
16:37
Denis Hakanaj
back button

Finalja e Euro 2020 në Wembley, e fituar nga Italia kundër Anglisë, mund të ishte njollosur nga një tragjedi.

Një hetim i pavarur mbi ndeshjen nga ana e baroneshës Louise Casey (pjesëtare e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar), ka zbuluar se “rrugaçë pa biletë, të dehur dhe droguar” mund të kishin shkaktuar vdekjen e dikujt atë natë.

Ndeshja ka patur probleme të rendit publik para dhe gjatë ndeshjes dhe në raport ka dalë se rreth dymijë persona kanë qenë në gjendje që të hynin në mënyrë ilegale në Wembley,

Baronesha Casey e ka përshkruar atë episod si një “ditë turpi kombëtar”:

“Një hordhi kriminelësh pa bileta, të dehur dhe të droguar kanë zgjedhur të abuzojnë me persona të pafajshëm, me aftësi të kufizuara dhe me agjentë policie, vullnetarë dhe pjesë e stafit të Wembley-t.

“Jemi me të vërtetë me fat që nuk ka patur pasoja shumë më të rënda dhe duhet të marrim masat më të ashpra të mundshme kundër personave që mendojnë se një ndeshje futbolli është një justifikim për t’u sjellë në atë mënyrë”.

Metropolitan Police ka bërë të ditur për episodet e dhunës të verifikuara në natën e finales janë bërë 51 arrestime, 26 prej të cilave në Wembley.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit