Itali-Gjermani, trajneri Nagelsmann befason mediat me titullarin e mesfushës

20 Mars 2025
17:40
Telesport
back button

Sonte (20:45), në Milano luhet klasikja e futbollit europian, Itali-Gjermani, e vlefshme për çerekfinalet e Nations League. Ndeshja e kthimit luhet në Dortmund të dielën.

Julian Nagelsmann ka befasuar mediat gjermane me formacionin që pritet të zgjedhë për këtë takim. Bëhet fjalë për mesfushën. Lojtari i Stuttgart, i kërkuar nga Bayern, Angelo Stiller, do ta nisë nga stoli.

Plani fillestar ishte që ai të luante bashkë me bavarezin Leon Goretzka në mesfushë, por Nagelsmann ka ndryshuar mendje. Veterani Groß do ta nisë nga minuta e parë.

“Tashmë kemi katër mesfushorë defensivë. Angelo ka reaguar shkëlqyeshëm, por edhe Groß, i cili po luan më në ofensivë së fundmi. Pra, po luan më shumë në zona më të rrezikshme”, ka shpjeguar Nagelsmann.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit