Italia e tij po shkëlqen, Mancini krenar: 9 gola nuk shënohen rastësisht

19 Nëntor 2019
9:16
Alfred Lleshi
back button

Italia e mbylli fazën e grupeve të fushatës kualifikuese të “Euro 2020” me një fitore të thellë ndaj Armenisë. Axurrët shënuan plot 9 gola ndaj këtij kundërshtari, duke vendosur rekord në funksion të Europianit të vitit të ardhshëm. Roberto Mancini nënvizoi testin e shkëlqyer të të tijve, ndërsa tashmë po mendon për turneun e verës së ardhshme: “Ishte një mbrëmje e këndshme, e fundit e kualifikueseve. Ne e vlerësuam mirë ndeshjen, edhe pse e kishim siguruar kualifikimin. Shënuam 9 gola, gjë që nuk ndodh në mënyrë të rastësishme në një kompeticion ndërkombëtar. Lojtarët dhanë gjithçka. Viti im më i mirë? Vetëm nëse fitojmë diçka…”

Italia ka një grup të ri lojtarësh, me kaq shumë potencial. Sipas Mancini, kjo skuadër ende mund të përmirësohet në të gjitha aspektet: “Janë të gjithë djem të rinj, që po përmirësohen ndeshje pas ndeshjeje. Vetëm koha është e nevojshme për ta. Europiani? Tani le të shijojmë këto dhjetë ndeshje të fituara në grup, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë. Kemi 6 muaj për t’u përgatitur për Kampionatin Europian, duhet të përmirësojmë disa gjëra. Të kthehemi në katër vendet e para në Europë? Le të vazhdojmë kështu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit