Italia me sytë nga ai, të vërtetat e Scamacca: Pas miqësoreve të marsit përfundova te psikologu…

14 Qershor 2024
8:00
Alfred Lleshi
back button

Dy ditë para ndeshjes ndaj Shqipërisë, Gianluca Scamacca ishte protagonisti i konferencës për shtyp në Iserlohn, rezidenca e kombëtares së Italisë. Qendërsulmuesi i Atalanta, i freskët nga fitimi i “Europa League”, tha se ishte gati ta udhëhiqte kombëtaren: “Lojtarët e fortë kanë presion. Është gjithashtu bukur të jetosh me presionin, sepse çdo ditë të vë përpara një sfide të re”.

Scamacca deklaroi se i kupton arsyet e përjashtimit nga ndeshjet e marsit, duke thënë se ishte dakord me zgjedhjen e Spallettit për të mos e marrë me vete në SHBA: “Pas miqësoreve të marist m’u desh të shkoja te psikologu…”

Nga ai moment e tutje, bëmat e tij ishin të zhurmshme, por për numrin 9 ishte mbi të gjitha rezultat i vazhdimësisë: “Nuk e di nëse e shkruajnë në gazeta, por kam pasur disa lëndime. Nëse nuk jeni mirë, si mundeni të luani me Gasperinin… Në përgjithësi, në tre muajt e fundit kam luajtur vazhdimisht. Më pas shkoi ashtu siç shkoi”.

Përsa i përket formacionit, dje Spalletti insistoi shumë për katërshen e pasme. Barella dhe Fagioli janë rikthyer në grup, edhe nëse ky i fundit nuk është ende 100%. Mesfushori i Interit, megjithatë, duket se është në rrugën e rikuperimit të plotë dhe ka një shans të mirë për t’u vendosur që në minutën e parë në 4-2-3-1 kundër Shqipërisë, së bashku me Jorginho. Chiesa, Frattesi dhe Pellegrini, pas Gianluca Scamacca.

Italia (4-2-3-1) – Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini (Calafiori), Bastoni, Dimarco; Jorginho, Barella (Cristante); Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit