Italia s’përmbahet ndaj Holandës, mbyllet 2-0 pjesa e parë (Video)

18 Qershor 2023
15:57
Denis Hakanaj
back button

Holanda dhe Italia janë në fushë për finalen e vendit të tretë të Nations League.

Italia ka kaluar në avantazh pas shtatë minutash. Aksioni i zhvilluar në krahun e djathtë nga Frattesi, një kros për Reteguin që provon roveshiatën por dështon.

Topi përfundon në këmbët e Raspadorit, i cili e pason te Dimarco, që tund rrjetën me një goditje të fuqishme.

HOLANDE-ITALI – GOLI I DIMARCOS – VIDEO

Italia gjen golin e dyfishimit në minutën e 20-të. Autoi i golit ka qenë Frattesi, i cili nuk gaboi ballë për ballë me Bijlow.

HOLANDE-ITALI – GOLI I FRATESSIT – VIDEO

Goli u konfirmua vetëm pas një rishikimi të gjatë në VAR për një prekje të dyshuar me krah nga mesfushori i Sassuolos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit