Iu zbulua klauzola që mund ta largojë nga Bayern, Harry Kane flet për të ardhmen

10 Shkurt 2025
12:09
Telesport
back button

Ditët e fundit, bëri bujë prania e një klauzole lirimi në kontratën e Harry Kane, që prej një viti e gjysmë luan me Bayern Munich në kampinatin gjerman.

Sulmuesi anglez, që ka një kontratë deri në vitin 2027 me bavarezët, mund të largohet nga klubi gjerman në janar 2026, duke i paguar rreth 60 milionë euro.

Në këtë aspekt, ish-lojtari i Tottenham ka preferuar të japë një deklaratë të thjeshtë para kamerave: “Jam i lumtur te Bayern Munich”.

Kane, 31 vjeç, në 73 ndeshje zyrtare me bavarezët ka realizuar 72 gola, duke u konfirmuar një golashënues i vërtetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit