“Jam i shkatërruar”, vjen reagimi i Kane pas disfatës: Jam krenar për një gjë

9 Maj 2024
18:05
Denis Hakanaj
back button

Harry Kane do të duhet të presë të paktën një sezon më shumë (pa harruar Euro 2024) për të fituar titullin e tij të parë në karrierën profesionale.

Në fakt, me eliminimin e dhimbshëm të Real Madridit nga Champions League, Bayern Munich do ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe për herë të parë që nga viti 2011-2012.

E bashkë me të edhe sulmuesi anglez që shkoi verën e kaluar nga Tottenham për 95 milionë euro: Kane ka qenë i shkëlqyeshëm në këtë sezon, me 44 gola në 45 ndeshje këtë sezon, nga të cilat 36 në Bundesliga.

Fitimi i Këpucës së Artë është thuajse i sigurt, por nuk do të mjaftojë për të larguar zhgënjimin dhe demoralizimin e sulmuesit 30-vjeçar.

Shumë, duke përfshirë edhe vetë Kane, menduan verën e kaluar se zbarkimi në Bavari do të nënkuptonte fillimin e fitimit të atyre titujve që i kanë shpëtuar gjithmonë dhe heqjen e etiketës së bezdisshme si “humbës i përjetshëm”.

Por jo, sepse sulmuesi anglez, i cili ka shënuar mbi 400 gola në karrierën e tij, ka qenë dëshmitar i sezonin më të keq të Bayernit që nga viti 2012.

Fillimisht humbja në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Leipzig-ut, më pas eliminimi i bujshëm nga Saarbrücken modest në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë, për të përfunduar me kampionatin e dominuar nga Bayer Leverkusen dhe finalen e Champions League të zhdukur për tre minuta, mes të 88′ dhe 91′, kur Kane ishte ulur tashmë në stol dhe priste finalen gjermane në Wembley me Borussia Dortmund.

“Jam shkatërruar. Nata e kaluar është e vështirë për t’u pranuar, – ka shkruar ai në X një ditë pas eliminimit nga Europa. – Krenar për mënyrën se si luftuam në të dyja ndeshjet, gjë që thotë gjithçka që duhet të dini për frymën e këtij ekipi dhe sa larg mund të shkojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit