Joan Garcia bën gafën e vitit, Real Oviedo ndëshkon Barcelonën me një supergol (video)

25 Shtator 2025
22:15
Telesport
back button

Real Oviedo është duke fituar 1-0 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të La Ligës. Edhe pse katalanasit vinin si favoritët e padiskutueshëm në këtë takim, fusha po tregon të kundërtën.

Në minutën e 33-të, Joan Garcia bën një dalje të gabuar dhe aty përfiton Alberto Reina, i cili dërgon topin në rrjetë më një goditje të bukur nga distanca. Joan Garcia nuk iu beson dot syve, festë e madhe për vrndasit. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Real Oviedo.

Gjithsesi, katalanasit kanë ende shumë minuta në dispozicion për të barazuar shifrat si dhe për të tentuar përmbysjen e madhe.

SHIKOOGLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit