Jorge Martin fiton garën sprint në Valencia dhe anullon festën e titullit të Bagnaia

25 Nëntor 2023
20:34
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, fitoi sot garën sprint të zhvilluar në Valencia, gara e fundit sezonale e botërorit të MotoGP. Sukses që mban ende të hapur garën për titullin kampion për pilotë.

Italiani Francesco Bagnaia (Ducati), sot i pesti në garën sprint, ruan kreun e renditjes, por me vetëm 14 pikë epërsi ndaj Martin. Ndaj gjithcka do të vendoset nesër, kur të zhvillohet gara zyrtare, që do të përcaktojë edhe kampionin e botës.

Gara e sotme dhuroi një duel “rrotë më rrotë” mes Martin dhe Brad Binder, i dyti me motorin KTM, ndërkohë që në podium u ngjit edhe Marc Marquez me Honda. Për Martin, ky është triumfi i tetë në garat sprint këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit