Juve, Galatasaray apo Arabia? Osimhen: Shumë më duan, por tani mendoj për pushimet

20 Qershor 2025
7:00
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e Victor Osimhen mbetet një nga temat më të diskutuara të merkatos së verës. Ndërsa Galatasaray vazhdon të shpresojë për ta rikthyer në Turqi, për momentin nuk ka zhvillime konkrete. Megjithatë, rreziku i vërtetë për turqit vjen nga Arabia Saudite. Al-Hilal nuk e ka braktisur objektivin dhe, pavarësisht një tentative të parë të dështuar, po përgatitet të bëjë ofertë të re.

Vetë Osimhen, i përfshirë drejtpërdrejt në këto zëra, ka folur për interesimin nga Arabia Saudite në një intervistë të gjatë në kanalin YouTube të Daddy Freeze. “E di, kjo është ajo që ndodh kur mbaron sezoni dhe fillojnë bisedimet për transferimet e verës.

Ka shumë klube që më duan, por tani jam i përqendruar te pushimet, për t’u argëtuar. Ndërkohë që argëtohem, kujtoj sezonin tim me Galatasaray. Shikoj golat që kam shënuar, shikoj gabimet e mia. Kjo më ka ndihmuar vërtet të rritem si futbollist dhe si njeri”, – deklaroi sulmuesi në pronësi të Napolit. Kujtojmë se për Osimhen, në Itali, interes ka shfaqur edhe Juventusi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit