Juventus bën gati goditjen e parë, pas 2 sezonesh zhgënjyese në Premier sulmuesi synon të rikthehet në Serie A

5 Maj 2025
12:21
Telesport
back button

Te Juventus po përgatitet një revolucion në sulm në merkaton e verës dhe drejtori sportiv Cristiano Giuntoli ka filluar tashmë të “trazojë ujërat” për një objektiv të mundshëm: Rasmus Hojlund.

Pasi mbërriti te Manchester United nga Atalanta për 70 milionë euro plus bonuse në verën e vitit 2023, danezi 22-vjeçar nuk ka arritur të tregojë ato aftësi që prisnin të gjithë (14 gola në 59 ndeshje në kampionat).

Është e qartë se ai nuk arriti të gjejë veten si një lojtar kryesor në Premier League dhe duket se ka vendosur të rikthehet në Itali, ku u dallua në vetëm një sezon. Ai synon të rinisë karrierën pas dy vitesh të vështira në “Old Trafford”.

Juventus ka kohë që monitoron lojtarin, për të cilin ka kryer disa sondazhe dhe kontaktuar “djajtë e kuq” për të vlerësuar situatën dhe për të kuptuar kufijtë e mundshëm të negociatave.

Hojlund ka një kontratë deri në vitin 2028 me Manchester United dhe kostoja e kartonit të tij ka rënë ndjeshëm në 40-45 milionë euro. Një shumë që mund të përballohet në rast se klubi bardhezi shet Dusan Vlahovic, gjithnjë në pikëpyetje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit