Juventus sapo ka mirëpritur Damien Comolli si menaxher të ri të përgjithshëm, por pozita e drejtorit sportiv është ende bosh. Merkato e transferimeve nuk pret dhe ekziston rreziku që bardhezinjtë të luajnë në Botërorin e klubeve, pa një qendërsulmues.
Ndërsa priten zhvillime për Dusan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik, prioritet mbetet sigurimi i një sulmuesi me të paktën 20 gola këtë sezon. Drejtuesit janë gati të investojnë, ndërkohë që ideja e ardhjes së Victor Osimhen po humbet fuqinë.
Orët e fundit ka dalë me forcë një emër i ri: Gonçalo Ramos. Portugezi po largohet nga Paris Saint-Germain. Ai luajti vetëm në minutat e fundit të finales së Mynihut, por roli i tij mbështetës këtë sezon nuk ka penguar shifra të rëndësishme: 18 gola në të gjitha garat, me vetëm 16 paraqitje si titullar.
Ramos përfaqëson një mundësi interesante: Ai fiton më pak se Kolo Muani, është 24 vjeç dhe vlerësohet në rreth 50 milionë euro, një shifër e negociueshme krahasuar me 70 të kërkuara nga Sporting për Gyokeres. PSG e bleu atë nga Benfica për 65 milionë pas një huazimi, por përdorimi i tij i reduktuar mund ta shtyjë klubin parisien të negociojë.
Në planin teknik, Ramos është një sulmues i kompletuar: shënon me kokë, merr pjesë në manovër, di të komunikojë mes linjave. Ndërkohë, pista Gyokeres mbetet e komplikuar për shkak të konkurrencës së fortë ndërkombëtare, ndërsa Retegui i Atalantës vlerësohet 40-45 milionë euro.







