Juventus u mund në Parma, drejtori sportiv Giuntoli zbulon të ardhmen e Tudor

24 Prill 2025
9:23
Telesport
back button

Juventus u mund 1-0 nga Parma, disfatë që ndërlikon disi pozitat e bardhezinjve, që mbeten në vendin e pestë, jashtë zonës së Champions League. Humbje që ndërlikon edhe pozitat e trajnerit Igor Tudor.

Duke folur për këtë çështje, Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Juventus, tha: “Dera është ende e hapur që Tudor të qëndrojë këtu edhe vitin tjetër. Ne kemi qenë të qartë që në fillim për këtë gjë”.

Vullneti dhe shpresa jonë është të qëndrojmë së bashku. Është një vendim që do ta marrim pas Botërorit të Klubeve. Është e qartë se të gjithë do të jemi shumë të lumtur të vazhdojmë së bashku“, shtoi Giuntoli.

Në lidhje me mundësinë e mbajtjes së disa prej lojtarëve aktualisht në formë huazimi në Botërorin e Klubeve, menaxheri i Juventus theksoi: “Po flasim me klubet ku i përkasin”.

Po llogarisim shumë në marrëdhënien që kemi me këto klube dhe në vullnetin e djemve për të vazhduar me ne. Do të jetë një vendim që do të merret në fund të kampionatit, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”, tha Giuntoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit