Drejtori sportiv i Bayern Munich, Christoph Freund, foli për mediat për situatën e Mathys Tel: “Ne po bëjmë shumë negociata me të”.
“Ka pasur shumë zëra gjatë ditëve të fundit rreth tij dhe ai është vetëm 19 vjeç. Në ndeshjen e fundit nuk luajti pasi ishte i paqartë në mendjen e tij. Folëm me të dhe vendosëm se nuk kishte kuptim të ishte në skuadër”, shtoi shefi i klubit bavarez.
Më tej, Freund shtoi: “Kjo mungesë nuk do të thotë asgjë. Ka shumë gjasa që ai të jetë ende lojtar i Bayern Munichut të marten kur mbyllet merkato”.
“Mathys Tel është i pavendosur për të ardhmen. Tani ai duhet të gjejë kohën e duhur për të reflektuar me qetësi”, tha Freund.







