Java e 9-të e kampionatit të vajzave uli siparin këtë të diel, ku u shënuan plot 34 gola në 4 ndeshje dhe ekipet favorite nuk lanë vend për surpriza.
Në ndeshjet e zhvilluara sot, Vllaznia mposhti Gramshin me rezultatin 5-1, në takimin e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa Partizani triumfoi 5-0 ndaj Atletik Klub.
Në ndeshjet e tjera të javës, Apolonia regjistroi një fitore të thellë 15-0 ndaj Lushnjës në shtëpi, ndërsa Teuta fitoi bindshëm 8-0 kundër Kinostudios.





