Kampionati i mundjes, Tirana dominon në të dyja kategoritë dhe siguron titullin

27 Tetor 2021
10:24
Telesport
back button

Në mjediset e sallës sportive “Feti Borova” në kryeqytet u zhvillua Kampionati Kombëtar i Mundjes, aktivitet organizuar nga Federata Shqiptare Mundjes. Në këtë event morën pjesë mundësit më të mirë shqiptarë, që garuan mes tyrë në të dyja stilet: Atë greko-romak dhe stilin e lirë.

Në të dyja disiplionat triumfoi skuadra e Tiranës, që dominoi në tapet. Në stilin e lirë, bardheblutë fituan në të gjitha peshat, ndërsa në stilin greko-romak fituan 7 nga 10 peshat ku u zhvilluan sfidat. Në këtë event garuan për ngjyrat e Tiranës edhe mundësit rusë, që erdhën pak kohë më parë në vendin tonë.

Për sa i përket pjesëmarrjes, ajo ishte e konsiderueshme dhe ekipet që garuan në këtë kampionat ishin Tirana, Tomori, Çika Wrestling, Besëlidhja, Kukësi, Golloborda, Korabi, Vllaznia, Teuta, Burreli e Flamurtari.

Stili greko-romak

55kg, Ergi Uku (Tirana)

60kg, Bajram Sina (Tirana)

63kg, Ardit Zeneli (Çika Wrestling)

67kg, Gjete Prenga (Besëlidhja)

72kg, Klodjan Shehu (Tirana)

77kg, Julian Shehu (Tirana)

82kg, Boris Frrokaj (Tirana)

87kg, Kevin Kupi (Tirana)

97kg, Uendi Nuriu (Tirana)

130kg, Erind Përndokaj (Beselidhja)

Renditja ekipore: 1-Tirana, 2-Besëlidhja, 3-Flamurtari.

Sportisti më i mirë: Ardit Zeneli (Çika Wrestling)

Stili i Lire

57kg, Oltian Bardhi (Tirana)

61kg, Isa Merkja (Tirana)

65kg, Zelimkhan Abakarov (Tirana)

70kg, Islam Dudaev (Tirana)

74kg, Elmaz Kryeziu (Tirana)

79kg, Orgest Lila (Tirana)

86kg, Osman Hajdari (Tirana)

92kg, Emiljano Onuzi (Tirana)

97kg, Sajmir Cengu (Tirana)

125kg, Paris Karepi (Tirana)

Renditja ekipore: 1-Tirana, 2-Teuta, 3-Vllaznia.

Sportisti më i mirë: Elmaz Kryeziu (Tirana)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit