Kampioni i botës me Argjentinën jep “ok” për transferimin tek Inter, por zikaltrit janë në mëdyshje. Kushton 50 milionë euro

15 Korrik 2026
15:58
Telesport
back button

Pavarësisht se është nën kontratë me Tottenham deri në vitin 2029, Cuti Romero ka vendosur të largohet nga londinezët gjatë kësaj vere, bëjnë të ditur burime të shumta nga Anglia.

Dy klubet më të interesuara për argjentinasin janë Inter dhe Barcelona, të dyja janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të sprovuar dhe Romero mund të jetë profili i duhur. Gjatë bisedimeve të fundit mes Inter dhe Tottenham për Djed Spence, klubi londinez thuhet se i ka ofruar edhe Cuti Romeron zikaltërve për shifrën 50 milionë euro, sipas raportimeve të medieve italiane.

Vetë argjentinasi është i hapur për një transferim tek Inter, gjithmonë nëse gjen dakordësinë për kushtet personale, pasi Serie A është një ambient që e njeh mjaft mirë. Deri tani nuk ka end enjë vendim nga drejtuesit zikaltër të cilët janë në mëdyshje, të investojnë 50 milionë euro ëpr Cuti Romeron apo të shohin për alternativa të tjera, më pak të kushtueshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit