Kampioni i botës në UFC refuzon triologjinë: Më pëlqen një sfidë me Fury

12 Nëntor 2019
9:08
Telesport
back button

Stipe Miocic, kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse duket se nuk është shumë i interesuar për të zhvilluar triologjinë me ish-kampionin e këtij Divizioni, Daniel Cormier. Në një intervistë për ESPN, zjarrëfikësi amerikan (profesioni i Miocic) ka deklaruar se është më shumë i interesuar në një duel në kafaz me boksierin britanik Tyson Fury. Ky i fundit ka qenë kampion bote në peshën e rëndë, i pamposhtur në ring.

Kam parë dhe dëgjuar që Tyson Fury po i afrohet sportit të MMA-së. Do të më pëlqente një sfidë me të. Do të ishte një sfidë e re për mua”, tha Miocic. Sportisti amerikan i UFC-së nuk do të duelojë këtë vit pas dëmtimit që pësoi në sfidën e fundit me Cormier. Dy sportistët kanë rënë dakord të zhvillojnë sfidën e tretë mes tyre në pranverën e 2020-ës. Cormier fitoi sfidën e parë, ndërsa Miocic revanshin, ndaj pritet një përballje e tretë mes tyre.

Gjithsesi, vështirë që për momentin të realizohet kjo sfidë mes Stipe Miocic dhe Tyson Fury në kafaz, duke parë se boksieri britanik nuk ka përvojë në këtë sport edhe pse ka nisur të stërvitet. Fury ka debutuar më 31 tetor edhe në WWE. “E pranoj që një përballje me Fury është më interesante se triologjia me Cormier. Të shohim”, tha Miocic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit