Kampioni Jones nuk zë mend, Policia e arreston sërish

26 Mars 2020
20:38
Eraldo Harlicaj
back button

Jon Jones mund të jetë kampion absolut në UFC dhe një ndër më të mirët e historisë, por jeta e tij private është shumë problematike. Ai ka patur shpeshherë probleme me ligjin dhe së fundmi është arrestuar sërish. 

Jones u kap nga Policia në New Mexico për gjuajtje me armë zjarri. Ai u kap nga uniformat blu dhe pas testeve të bëra rezultoi se Jones kishte gjuajtur me armë. Policia e ndali kampionin dhe i mori armën për t’i bërë analizat nëse është pjesë e ndonjë skene kriminale. 

Jones nuk i provon prangat për herë të parë, pasi në vitin 2012 u arresatua pas përplasjes me Bentleyn e tij, në 2015 u përfshi në një tjetër aksident. Jones ka një histori të gjatë dhe me përdorimin e lëndëve të ndaluara, pasi është pezulluar për doping. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit