Kane: E trishtueshme mbetja jashtë kombëtares e disa lojtarëve, por këto 26 janë…

10 Qershor 2024
12:50
Alfred Lleshi
back button

Gjysma e kombëtares së Gareth Southgate për “Euro 2024” nuk ka luajtur kurrë në një turne të madh. Një faktor jo i vogël, duke marrë parasysh rivalët e pranishëm në kompeticionin e Gjermanisë (14 qershor – 14 korrik) dhe sasinë e talenteve në dispozicion. Anglia do ta fillojë fushatën e saj në Europian më 16 qershor, kundër Serbisë, në Grupin C.

Të 26 lojtarët e thirrur për të luajtur me fanellën e “Tre Luanëve”, sipas qendërsulmuesit të Bayern Munich, Harry Kane, janë në lartësinë e detyrës dhe kompeticionit: “Unë besoj se përvoja e grupit është më se e mjaftueshme. Mbi të gjitha, shumë lojtarë që kanë luajtur dy ose tre turne do të jenë gjithmonë lojtarë të rinj, lojtarë që meritojnë të jenë këtu”.

Për përjashtimin e disa të njohurve personalë nga kombëtarja nag “Euro 2024”, ish-sulmuesi i Tottenham shprehu dhimbjen e tij: “Është e trishtueshme të shohësh largimin e tyre, por në fund të fundit kjo është ajo që ndodh kur luan për Anglinë. Trajneri duhet të marrë vendime të vështira”.

Duke folur për veten, Kane sqaroi dëmtimin që pësoi në fund të sezonit të Bundesligës në shpinë: “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, jam mirë. Programi ishte që unë të luaja 60 minuta kundër Islandës. Një javë e mirë stërvitore, 30 minuta kundër Bosnje-Hercegovinës, disa ditë të tjera stërvitje dhe më pas 60 minuta lojë, jam shumë i përgatitur dhe në një moment të mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit