Kane zbulon kundërshtarin më të frikshëm me të cilin është përballur në karrierë

11 Shkurt 2025
14:59
Telesport
back button

Sulmuesi i Anglisë dhe Bayern Munich, Harry Kane, e ka cilësuar qendërmbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, si futbollistin më të frikshëm me të cilin është përballur ndonjëherë.

Gjatë një interviste me GOAL, Kane iu drejtuan një sërë pyetjesh.

Kur u pyet për të zbuluar qendërmbrojtësin më të shpejtë, ai zgjodhi Raphael Varane. Megjithatë, ai pretendoi se Maguire ishte kundërshtari më i frikshëm.

Maguire, i cili ka luajtur përkrah Kane 57 herë me fanellën e Anglisë, aktualisht është lojtar i Manchester United.

Ai ka shënuar 13 gola në 230 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Djajtë e Kuq deri më tani.

Ish-lojtari i Sheffield United dhe Hull City ka përfaqësuar Anglinë 64 herë dhe ka shënuar shtatë herë për ekipin e Thomas Tuchel.

Ai deri më tani ka fituar dy trofe si lojtar, një FA Cup dhe një EFL Cup.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit