Janë luajtur sot të gjitha ndeshjet e javës së 32-të për Kategorinë e Parë në vendin tonë, kjo ishte java e parafundit. Duke qenë se Vora tashmë e ka siguruar “biletën” për në Superiore, dy ekipet e tjera pretendente, Flamurtari dhe Besa bënë detyrën ndeshjet e sotme, duke lënë çdo gjë të hapur për në ndeshjen e fundit.
Flamurtari fitoi 2-0 ndaj Erzenit të rënë prej kohësh në Kategorinë e Dytë, ndërsa Besa fitoi 1-0 ndja Vorës. Në javën e fundit, Vora pret Flamurtarin, ndërsa Besa luan në transfertë ndaj Valbonës, ekip që ka rënë po ashtu në Kategorinë e Dytë.
Flamurtarit i duhet me patjetër fitorja ndaj Vorës për të siguruar “biletën” direkt për në Superiore. Në javën e fundit, po ashtu do luhet edhe për “biletën” e fundit të mbetur për play-off, mes Apolonisë dhe Lushnjes. Fierakët të cilët sot barazuan 1-1 ndaj Kastriotit renditen në vendin e gjashtë me 44 pikë, ndërsa lushnjarët që u mundën sot 0-1 nga Korabi renditen në vendin e shtatë me 43 pikë. Burreli dhe Pogradeci e kanë siguruar vendin për në play-off.
Dy ekipet që do luajnë për play-out për të mos rënë nga Kategoria janë Kastrioti dhe Kukësi, dy ekipet që do të luajnë në Kategorinë e dytë vitin e ardhshëm janë Valbona dhe Erzeni.






