Kërkoi largimin, ikona e UFC-së pranon edhe një duel të fundit në kafaz

12 Maj 2022
10:07
Telesport
back button

Amerikani Nate Diaz, një nga ikonat e arteve marciale mikse, është shprehur i gatshëm të duelojë ndaj patriotit të tij Michael Chandler, një tjetër veteran i kafazit. Madje të dy sportistët janë shprehur të gatshëm të ngjiten në kafaz këtë verë, duke zyrtarizuar edhe datën e përballjes: 30 qershor 2022, sfidë që që do të zhvillohet në peshën “welter”.

Është gangsteri nga Stockton ai që ka konfirmuar i pari sfidën: “UFC më jep pak akull ta vendos në sy tani që Chandler është gati të duelojë me mua. Më sillni kontratën ta firmos”, shkruan Nate Diaz, 20 fitore e 13 humbje në kafaz. “Jam aty, një rrotullim i shpejtë. Lëvize kokën”, replikon më pas Michael Chandler, 23 fitore e 7 humbje në kafaz.

Nate Diaz kishte të tjera pritshmëri për të ardhmen, teksa ka edhe një duel në kontratë për të zhvilluar për UFC-në. Pak kohë më parë ai i kërkoi Dana White ta mbyllnin më herët kontratën, duke qenë se nuk po arrinte dot objektivat e tij. diaz ka kërkuar me nbulm një sfidë të tretë ndaj Conor McGregor, duke qenë se janë në barazim 1-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit