Khabib vesh fanellën e rivalit pas duelit dhe jep deklaratën surprizë

8 Shtator 2019
12:09
Telesport
back button

Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, në momentin që u shpall fitues në eventin UFC-242, veshi fanellën e rivalit të tij, amerikanit Dustin Poirier. Një gjest që tregon se mes dy sportistëve ka respekt të madh, çka u duk në përqafimet mes tyre dhe në deklaratat pas duelit.

Gjithsesi, veshja e bluzës së rivalit, ashtu sikurse edhe Poirier bëri duke veshur fanellën e Khabib, ka një arsye tjetër, të cilin e shpjegoi rusi.

Kjo fanellë e rivalit tim do të dalë në ankand dhe të gjitha të ardhurat që do të vijnë do të shkojnë për bamirësi. Këto të ardhura do t’ia jap Dustin, për fondacionin e tij”, tha Khabib, që e vlerëson shumë nismën e Poirier në ndërtimin e puseve të ujit në vendet e varfra të Afrikës.

Ky është sporti ynë, kjo është MMA, respekt mes njëri-tjetrit. Dustin bëri një duel të mirë dhe nuk ishte e lehtë, por falënderimet i shkojnë Allahut”, tha Khabib Nurmagomedov. 

Paratë që do të vijnë nga shitja e bluzës së Poirier do të shkojnë në “Poirier Goord Fight Foundation”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit