“Khabib është një nga yjet më të mëdhenj në të gjitha sportet”

22 Tetor 2020
8:37
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, në prag të eventit UFC-254 që do të zhvillohet këtë fundjavë në Abu Dhabi ka lëshuar mesazhe të ngrohta në adresë të kampionit të botës në peshën e lehtë, rusit Khabib Nurmagomedov.

Duke parë popullaritetin e këtij sporti dhe faktin se sfida mes rusit dhe Justin Gaethje për titullin kampion bote po thyen një rekord shikueshmërie (parashikohen 2.5 milionë PPV), White deklaroi:

Ky është realiteti, por duket se njerëzit në buznes nuk e dinë këtë gjë. Khabib është një nga yjet e të gjitha sporteve. Jo vetëm në UIFC. Është një nga yjet aktualë në të gjitha sported”, tha White.

Videot me Khabib kanë patur mbi 220 milionë klikime. Më shumë se 100 milionë në Facebook, ka thyer rekordet në Instagram. Është personazhi më i zgjedhur në botë në video-lojërat. Ky djalë ka thyer shumë rekorde, ndaj është ndër më të mirët e sportit”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit