Khabib fton yllin e YouTube në Ligën e tij: Vij nëse dueloj me ty

25 Janar 2022
11:21
Telesport
back button

Jake Paul (5 fitore, 0 humbje në karrierë si boksier), personazhi i njohur i YouTube që aktualisht ka nisur një karrierë edhe në sportet luftarake, ka tërhequr vëmendjen e shumë personave. Edhe atë të Khabib Nurmagomedov, që është gati ta afrojë Paul në Ligën e tij “Eagle FC”.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ish-kampioni rus i arteve marciale mikse (29 fitore, 0 hubje), i ka bërë një ftesë Jake Paul. “Dyert e Eagle Fight Club janë gjithnjë të hapura për ty dhe ekipin tënd”, ka qenë mesazhi i Khabib Nurmagomedov.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Jake Paul: “Marrëveshjen quaje të kryer, por vetëm nëse do të dueloj me ty të parin”. Siç dihet, Khabib është tërhequr nga kafazi që prej 18 muajsh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit