Khabib mesazh surprizë Ferguson pas humbjes në UFC-249

11 Maj 2020
12:02
Telesport
back button

Khabib Nurmagomedov duhej të duelonte ndaj Tony Ferguson në eventin UFC-249 (9 maj), por për shkak të coronavirus mbeti i bllokuar në vendlindjen e tij, Rusi dhe vendin e tij e zuri Justin Gaethje. Ky i fundit mposhti Ferguson dhe mori titullin e përkohshëm në peshën e lehtë si dhe mundësinë për të dueluar ndaj Khabib.

Rusi, në rrjetet sociale, ka postuar disa komente në lidhje me fitoren e Gaethje ndaj Ferguson. “No coment”, ka qenë postimi i parë i Khabib në lidhje me fitoren e Gaethje, që më e ka vlerësuar për fitoren. “Ishe i jashtëzakonshëm, urime. Një duel shumë i zgjuar nga ana jote”, shkruan më tej Khabib.

Në fund, Khabib Nurmagomedov i ka dërguar edhe një mesazh Tony Ferguson, duke befasuar me fjalët ngushëlluese ndaj tij edhe pse rivalë. “Çfarëdo që ndodh është pjesë e së shkuarës. Kokën lart Tony, shpresoj që çdo gjë të jetë mirë për ty e familjen tënde. Kur djali yt të rritet do të jetë krenar për ty”, thotë Khabib.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit