Modelja dhe sipërmarrësja Kim Kardashian vizitoi stadiumin “Santiago Bernabéu” për hir të djalit të saj Saint West. I vogli i saj doli në fushë përkrah lojtarëve, para fillimit të ndeshjes Real Madrid-Valladolid 3-0.
“Selfiet” e saj me presidentin e Real Madridit, Florentino Pérez, më pas u bënë “virale”, bënë shumë shpejt xhiron e botës. Modelja është një nga njerëzit më të ndjekur në rrjetet sociale. Ajo ka më shumë se 361 milionë ndjekës vetëm në Instagram.

















