Holanda humbi një mundësi të mirë për të mposhtur kampionët e Europës në çerekfinalen e parë në Nations League. Një gol i Merino në kohën shtesë i dha barazimin Spanjës (2-2), që evitoi humbjen.
Ronald Koeman, trajneri i Holandës, tha: “Është pak e trishtueshme kur pëson një gol në kohën shtesë, që të heq fitoren. Nuk mendoj se e meritonim këtë gol”.
“Kur luan me dhjetë lojtarë, sidomos ndaj një ekipi si Spanja, do të jetë e vështirë. Mënyra se si luajtëm, mënyra se si luftuam, ishte shumë e mirë”, u shpreh më tej Ronald Koeman.
Mbrojtësi holandez Hato doli me të kuq në minutën e 82-të, duke ndikuar në rezultatin final. “Ne guxuam ta çonim ndeshjen në Spanjë në favorin tonë. Ne ishim ekipi më i mirë dhe meritonim më shumë”, tha Koeman.







