Komisioni vendos të hënën për Khabib dhe McGregor pas incidentit në UFC-229

5 Dhjetor 2018
18:24
Telesport
back button

Ditën e hënë, më datën 10 dhjetor, Komisioni i Sportit në Nevada do të zhvillojë një seancë dëgjimore në lidhje me incidentin e krijuar pas eventit UFC-229, më 6 tetor në Las Vegas. Në këtë incident u përfshinë dy ikonat e arteve marciale mikse Conor McGregor e Khabib Nurmagomedov, të dy të pezulluar pa afat. Ata nisën një “betejë” me stafet përkatëse, pas duelit që pa si fitues me “submission” rusin Nurmagomedov, që mundi McGregor në raundin e tretë, duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e lehtë.

Sipas “MMA Fighting”, Conor McGregor nuk do të jetë në Las Vegas më 10 dhjetor, në seancën dëgjimore dhe në këtë seancë nuk do të diskutohet një dënim i mundshëm ndaj tij. Mësohet se Komisioni do të dëgjojë vetëm rusin Nurmagomedov edhe pse nuk dihet nëse kampioni i botës do të jetë i pranishëm në këtë seancë. Komisioni ka mbajtur pezull 50% të shpërblimit prej 2 milionë dollarësh që Khabib do të merrte nga ky duel, pasi duket se konsiderohet si fajtori kryesor për atë incident që u krijua pas eventit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit