Kompany: Ndaj Leverkusen njësoj si në ndeshjen e parë, deri këtu kemi ardhur falë punës

11 Mars 2025
8:37
Telesport
back button

Champions League rikthehet sot me derbin gjerman mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich. Bavarezët fituan 3-0 takimin e parë në fushën e tyre dhe kanë një avantazh të madh në sfidën e sotme.

Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich, nuk dëshiron të flejë me dafina, sidomos pas humbjes që pësoi në kampionat. “Kur je trajner i Bayern, mendërisht është pak më e lehtë. Gjithmonë dëshiron të fitosh këtu”, tha Kompany.

Ne duam të marrim rezultatin që na lejon të avancojmë. Kur luajmë një ndeshje, ne hyjmë në fushë me përparësinë kryesore për të fituar. Synimi ynë është gjithmonë të vazhdojmë të fitojmë”, tha trajneri belg.

Performanca jonë e mirë na ka sjellë deri këtu. E dimë që edhe sot do të jetë vështirë, ndaj të shohim si do të shkojë. Ne presim që të mos jetë monotone, por do të ketë shumë gjëra”, tha Kompany.

Më tej, trajneri i bavarezëve shtoi: “Është e rëndësishme që të mos bartim mbi vete humbjen e ndeshjes së kaluar. Duhet t’i analizoni gjërat shpejt dhe më pas të përqendroheni në ndeshjen tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit