Koret raciste dhe simbolet naziste, Bullgaria arreston 5 tifozë

16 Tetor 2019
9:25
Eraldo Harlicaj
back button

Bullgaria po zien pas koreve raciste dhe përdorimit të simboleve naziste gjatë ndeshjes kundër Anglisë. Anglezët u nxitën dhe më shumë, pasi fituan me rezultatin 0-6, por iu desh të përballeshin dhe me situata mjaft të vështira. 

Policia e Bullgarisë ka vepruar, pasi janë arrestuar 5 tifozë të Bullgarisë. Ata shkaktuan trazira dhe përdorën simbole naziste gjatë ndeshjes së Euro2020. Situata në shtetin ballkanik nuk është aspak e mirë, pasi presidenti i Federatës së Futbollit, Borislav Mikhailov, dha dorëheqjen pas turpit të madh që ndodhi në Bullgari. 

UEFA ka hapur hetim në lidhje me ngjarjen dhe priten masa të forta për Bullgarinë, ndërsa dhe Anglisë i janë faturuar disa akuza. Bullgaria nuk e ka për herë të parë një sjellje të tillë, prandaj dhe UEFA duhet të veprojë me dorë të hekurt. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit