Pjesa e parë në “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Turqisë është mbyllur në barazim pa gola. Pavarësisht emrave me peshë që ka kundërshtari në fushë, Kosova ka luajtur si e barabartë madje duke iu afruar edhe më shumë golit sesa turqit.
Në minutën e 19-të, turqit pretendojnë për një penallti, por ndërhyrja e Dion Gallapeni ndaj Zeki Celik ishte e saktë dhe arbitri vazhdoi lojën normalisht.
Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 29-të, ku Fisnik Asllani lëshoi një goditje fantastieke nga distanca, por prekja e portierit turk Cakir bën që topi të përplaset në traversë.
Në minutën e 33-të, Turqia pati një rast të mirë shënimi me Kenan Yildz por Aro Muric dhe Kreshnik Hajrizi ndërhyjnë skatë në dy kohë. Në minutën e 38-të, aksion model i Kosovës, por Vojvoda nuk tregohet i saktë në momentin e goditjes në fund. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
Ndërkohë në Valencia të Spanjës, pjesa e parë në miqësoren Ukrainë-Shqipëri është mbyllur 0-0. Ukrainasit gjetën golin me Yaremchuk në minutën e 17-të, i cili shënoi me kokë, por që u anullua për pozicion jashtë loje.







