Kosova e papërmbajtshme, fiton miqësoren me rezultatin 5 me 0 (Pamjet)

24 Mars 2022
20:01
Denis Hakanaj
back button

Paraqitje spektakolare nga Kosova në miqësroen e zhvilluar pasditen e sotme kundër Brukina Fasos në stadiumin Fadil Vokrri.

Gjithçka e lehtë për Dardanët, që kanë zhbllokuar takimin me një gol të Alitit në minutën e tretë të ndeshjes.

20 minuta më vonë ka goli i Selmanit, me vendasit që kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh 2-0.

Pjesa e dytë ka filluar ashtu si e para, me një tjetër gol nga ana e Kosovës. Këtë herë ka q enë Vojvoda që ka shënuar për kosovarët.

Rashica ka bërë poker në të 68-ën dhe Domgjoni i ka dhënë shuplakën përfundimtare kombëtares afrikane. Protagonist edhe Ujkani, i cili ka pritur një penallti.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit