Barcelona arriti fitore minimale 2-1 ndaj Real Sociedad në shtëpi, duke përfituar edhe nga rënia e Real Madridit në derbi ndaj Atleticos. Pas ndeshjes, mbrojtësi Jules Koundé komentoi: “Nuk më pëlqyen 25 minutat e fundit. Kishim shumë vështirësi dhe nuk e kontrollonim topin. 70 minutat e para ishin shumë më të mira, krijuam raste për më shumë se dy gola, por Remiro luajti shkëlqyeshëm. Nuk më pëlqeu fundi i ndeshjes”.
Për vështirësitë në fund: “Na mungoi intensiteti dhe mbulimi i linjave të brendshme të pasimeve. Në 25 minutat e fundit na sulmuan shumë lehtë. E komplikuam vetë ndeshjen”.
Për goditjet standarte: “Jemi të fortë te goditjet fikse, qoftë në sulm, qoftë në mbrojtje. Këtë vit kemi edhe Rashford e Roony, që janë shënues të mirë”. Për rikthimin e Yamal: “Jam shumë i lumtur që është përsëri me ne, sepse do të kemi nevojë për të”.







