Kovac: Humbje e merituar ndaj Barcelonës, mbrojtja jonë u tregua e dobët

10 Prill 2025
8:31
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Borussia Dortmund, Nico Kovac, foli për kanalet zyrtare të Bundesligës pas humbjes 4-0 ndaj Barcelonës: “Mendoj se sonte e kemi merituar të humbisnim. Luajtëm mjaft mirë për 20 minuta, pasi pësuam golin e parë. Në pjesën e dytë ishim sërish pak të paqëndrueshëm dhe na mungoi qetësia, u ndëshkuam vetë.

Pësuam një gol nga goditje standarde dhe tre gola në kundërsulm, çka nuk është gjë e mirë. Thjesht u mbrojtëm keq. Mund ta humbasësh topin, kjo ndodh në futboll, por morëm gjithashtu edhe vendime të gabuara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit