Kovac: Jemi finalistët e vjetshëm në Champions, ja se si mund ta mposhtin Barcelonën

9 Prill 2025
8:54
Telesport
back button

Një nga çerekfinalet e Champions League që do të luhen sot në mbrëmje është ajo mes Barcelonës dhe Borussia Dortmund. Edhe pse katalanasit janë favoritë, te verdhezinjtë janë optimist, duke qenë se vjet shkuan deri në finale.

Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, pak orë para ndeshjes ka folur për të analizuar takimin. Kroati foli për kolegun e tij Hansi Flick: “Ne e njohim mirë njëri-tjetrin dhe e vlerësojmë njëri-tjetrin si njerëz”.

Ne e dimë gjithashtu se si e shohim futbollin e njëri-tjetrit. Jemi të vetëdijshëm për cilësinë e sulmuesve të Barcelonës dhe duhet të mbrohemi mirë. Duam të përfitojmë nga dobësitë e tyre nëse duam të fitojmë”, shtoi Kovac.

Unë mendoj se Barcelona është favoriti kryesor sot për të fituar, por Dortmund luajti në finalen e sezonit të kaluar. Në futboll gjithçka është e mundur. Ne jemi pak të dobët, por kjo nuk do të thotë asgjë”, deklaroi Niko Kovac.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit