Kristjan Asllani beson ende te titulli, pastaj bën dedikimin e bukur!

11 Maj 2025
20:50
Telesport
back button

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, foli për mikrofonat e DAZN pas ndeshjes kundër Torinos, e fituar 0-2 dhe e vlefshme për javën e 36-të të Serie A. Ai gjeti golin e dyte ne Serie A kete sezon dhe gjithashtu te tretin ne total duke perfshire edhe ate ne Kupe Italie.

Sa bukur është të jesh vendimtar? “Është gjithmonë mirë, tani le të mendojmë për fitoren e të gjitha ndeshjeve për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve te qete. Jemi afër Napolit, le të shohim se çfarë do të bëjnë ata”.

Sa doni të fitoni? “Dëshira për të fituar është shumë e madhe. Sa herë që ka barazim, nuk mund të flasësh në dhomën e zhveshjes. Ne jemi atje poshtë, do të shohim çfarë do të ndodhë. Nuk ndodh çdo vit të arrish në finalen e Ligës së Kampionëve.”

Një dedikim? “Për nënën time dhe gjithë familjen time, qe jane gjithmonë me mua.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit