Kthehet në hero jashtë fushës së blertë, ish-kapiteni i Manchester United shpëton një jetë

31 Korrik 2025
14:33
Alfred Lleshi
back button

Një gjest i jashtëzakonshëm vjen nga Antonio Valencia, ish-ylli i Manchester United dhe kapiten i skuadrës nga viti 2009 deri më 2019. Legjenda ekuadoriane është bërë hero në vendlindje, duke parandaluar një vetëvrasje.

Ngjarja e fortë është rrëfyer nga vetë Valencia: “Një djalë shumë i ri donte t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga një urë. U afrova me makinë dhe falë Zotit më njohu. U përpoqa t’i thoja disa fjalë që ta bindnin. Ishte shumë e vështirë, por në fund vendosi të mos hidhej”.

Valencia nuk flet vetëm si ish-futbollist, por si njeri që përçon një mesazh të fortë shoqëror: “Të kujdesemi për veten, për mendjen dhe zemrat tona. Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm. Jeta është e brishtë”.

Ky gjest prekës i një njeriu që ka fituar gjithçka në futboll tregon se në jetën reale, heronjtë nuk veshin gjithmonë fanella sportive, ndonjëherë ndalojnë makinën dhe shpëtojnë jetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit