KUPA E AFRIKËS: Caktohet gjysmëfinalistja e fundit

11 Korrik 2019
23:12
back button

Nuk ka surpriza në Kupën e Afrikës 2019, pasi është mbyllur me fitoren 3-0 të Tunizisë ndaj Madagaskar, çerekfinalja e fundit e kompeticionit. 

Pas një pjese të parë të barabartë, ekipi i Madagaskar është ndëshkuar plot tre herë nga Tunizia në fraksionin e dytë të lojës. Dy gola në 8’ minuta, me Tunizinë që ka kaluar në avantazh në të 52’ me Sassi, ndërsa në të 60’ ishte Masakni ai që dyfishoi shifrat.

Goli i tretë për Tunizinë është shënuar në minutën e tretë shtesë të akorduar nga arbitri. Tashmë Tunizia do të përballet në gjysmëfinale me Senegalin, ndërkohë që në gjysmëfinalen tjetër të Kupës së Afrikës do të ndeshen Algjeria dhe Nigeria.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit