Janë luajtur sot dy takimet e radhës për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në “Air Albania”, në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, “Blutë” fituan 0-2.
Rezultati u zhbllokua në pjesën e fundit të ndeshjes. Pas dy tentativave rresht që u ndalën nga shtylla, ishte Lorenco Vila që dërgoi topin në rrjetë, në herën e tretë.
Në shtesë, Dejvi Bregu tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur, pas një asisti fantastik të Klevi Qefalija. Dinamo fiton takimin e aprë 0-2 duke hedhur një hap shumë të madh drejt gjysmëfinaleve.
Në ndeshjen e fundit e luajtur në “Elbasan Arena”, Partizani fitoi 0-1 ndaj verdhebluve, pas penalltisë së shndërruar në gol nga Xhuljano Skuka në minuat shtesë të pjesës së dytë. Pas një kontakti në zonë mes Arlind Kasës dhe Skukës, arbitri kryesor i takimit jep fillimisht fuall jashtë zonës, më pas ndërron mendje dhe drejton gishtin nga pika e bardhë. Gjithasut, Kasa ndëshkohet me të dytin e verdhë dhe del nga fusha. Skuka nuk gabon nga 11-metrat. Partizani fiton 0-1. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 4 mars.







