Kupa e Shqipërisë: Partizani dhe Vllaznia presin biletën për në gjysmëfinale, eleminohen Laçi dhe Elbasani

25 Shkurt 2025
19:47
Telesport
back button

Janë luajtur sot ndeshjet e kthimit për dy çiftet çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë. Në “Arenën e Demave”, Partizani fitoi 2-1 ndaj Laçit. Padstrelau kaloi në avantazh “Demat” në minutën e 17-të. Në minutën e 40-të, Partizani mbeti me 10 lojtarë pasi Sembene mori kartonin e dytë të verdhë.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për të kuqtë. Kurbinasit barazojnë shifrat më nje supergol të Bibo nga distanca në minutën e 56-të, ku la të shtangur portierin e të kuqve, Qirko.

Goli i fitores së madhe për të kuqtë do të vinte në minutën e 89-të nga Albers Keko. Ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0, kështu që Partizani pret biletën për në gjysmëfinale.

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Elbasani dhuruan spektakël, në një sfidë ku u shënuan 6 gola brenda kohës së rregullt. Në minutën e 15-të, Vllaznia kaloi në avantazh pas autogolit të Bruno Lilës. Xhonathan Lajthia barazon shifrat për miqtë në minutën e 25-të, me rezultatin 1-1 mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë nis direkt me gol, ishte sërish Lajthia që shënoi për Elbasanin. Shkodranët kundërpërgjigjen shpejt duke barazuar shifrat pas 5 minutash, goditja e Gurishtës devijohet nga Musta dhe topi përfundon në rrjetë.

Festa e madhe për shkodranët do të vinte në minutat shtesë, me golin e shënuar nga Ardit Krymi. Por festa e tyre do zgjaste shumë pak, pasi miqtë do të barazonin shifrat në minutën e 96-të, me Olberkis, i cili shënoi me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit.

Ndeshja shkon në shtesë, duke qenë se sfida e parë kishte përfunduar edhe ajo në barazim, por pa gola. Shtesa prej 30 minutash nuk solli ndryshim të rezultatit, dy ekipet iu drejtuan penalltive.

Nga pika e bardhë ishin lojtarët e Vllaznisë ata që u treguan më të saktë, duke fituar me shifrat 5-4, duke u kualifikuar kështu për në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit