Kupa e Shqipërisë/ Teuta fiton me përmbysje, Skënderbeu e Tirana duelojnë per kreun në Grupin B

30 Nëntor 2024
20:19
Telesport
back button

Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj ka luajtur sot ndeshjet e raundit të katërt, një javë që dhuroi sfida interesante.

Në Grupin A, në ndeshjen e vetme të saj, ekipi i Teutës fitoi 3-2 me përmbysje ndaj Studentit (32-34, 25-27, 25-17, 25-18, 15-9). Një takim që zgjati mbi dy orë e ku ekipet dhuruan spektakël në fushë gjatë gjithë kohës.

Në Grupin B, skuadra e Skënderbeu është e pandalshme, duke korrur fitoren e radhës. Korcarët fituan 3-1 ndaj Elbasanit në fushën e këtij të fundit (25-12, 24-26, 25-17, 25-20) dhe ruajnë kreun.

Jashtë fushe fiton edhe Tirana, që mundi 3-0 Vllazninë në Shkodër (25-17, 25-20, 30-28), në një ndeshje që u bë mjaft dramatike në fundin e saj.

Grupi A, java e 4-t

Teuta – Studenti, 3-2

Partizani (pushim)

Renditja: Partizani 6 pikë, Studenți 4 pikë, Teuta 2 pikë.

Grupi B, java e 4-t

Vllaznia – Tirana, 0-3

Elbasani – Skënderbeu, 1-3

Renditja: Skënderbeu 10 pikë, Tirana 9 pikë, Vllaznia 5 pikë, Elbasani 0 pikë,

Lajme të tjera

Lajmet e fundit