Kvaratskhelia: Sot varet fati i sezonit për PSG, ajo humbje në Paris na djeg ende

11 Mars 2025
8:45
Telesport
back button

PSG, pas humbjes së dhimbshme 0-1 në ndeshjen e parë të 1/16-ave në Champions League në shtëpi, ka sot një mision të vështirë për të mposhtur dhe eliminuar Liverpool. Një ndeshje që luhet në “Anfield”, në një atmosferë të zjarrtë.

Khvicha Kvaratskhelia, ish-lojtari i Napolit, i cili tashmë ka hyrë në mekanizmin e Parisit dhe ka shënuar 2 gola e 3 asistime që kur luan nën drejtimin e Luis Enrique, shprehet: “Ne e dimë se do të kemi shumë tifozë për të na mbështetur dhe kjo është e rëndësishme”.

Gjëja më e rëndësishme në fushë është të qëndrojmë të fokusuar në punën tonë për të bërë më të mirën tonë. Nuk ka rëndësi nëse jemi në Paris apo Anfield, ne duhet të bëjmë më të mirën”, tha Kvaratskhelia

Më tej, ai shtoi: “Do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit sepse është në Champions League dhe sot varet fati ynë në Europë. Synimi ynë është të vazhdojmë dhe të arrijmë deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme, por ata kanë avantazhin dhe ndeshja e sotme do të jetë më e rëndësishmja e sezonit”.

Për zhgënjimin dhe humbjen në ndeshjen e pare, ku PSG u ndal nga portieri Allison, ai tha: “Ne ishim të zhgënjyer, është pak e padrejtë të kemi dominuar kështu dhe kemi humbur. Të nesërmen folëm për këtë dhe do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e sotme. Duam të tregojmë se mund të fitojmë kundër kujtdo.”

Kur luan për PSG pozicioni ku luaj nuk ka rëndësi. Unë jam sulmues, luaj pranë portës së kundërshtarit dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Unë luaj aty ku trajneri më bën të luaj dhe jap gjithçka edhe në mbrojtje. Më e rëndësishmja është të luaj dhe të jap gjithçka për ekipin, pozicioni nuk më intereson shumë“, tha Kvaratskhelia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit