“La Gazzetta” tregohet e pamëshirshme, a duhet Asllani të largohet nga Interi?

24 Prill 2025
16:14
Telesport
back button

Pavarësisht se qëndron në krye të renditjes në kampionatin italian dhe është në gjysmëfinale të Champions League, Interi nuk ka mundur të fitojë kundër Milanit në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Skuadra zikaltër humbi një shans për trofe mbrëmë pas humbjes 0-3. La Gazzetta dello Sport e cilësoi ndeshjen e dytë si 90 minutat më të dobëta të sezonit nga skuadra e trajnerit Inzaghi.

Gazeta italiane gjithashtu kritikoi Taremin dhe Asllanin, duke theksuar se ata nuk e ndihmojnë skuadrën kur ajo ka nevojë për energji të reja.

GDS, madje, këmbëngul që sulmuesi dhe lojtari ynë i kombëtares të largohen gjatë merkatos së verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit