Një lajm i trishtë në botën e futbollit shqiptar. Eshtë ndarë nga jeta ish-gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s, Lulzim Konçi, në moshën 85-vjeçare.
Konçi është një prej figurave të shquara të futbollit tonë. Ai e nisi rrugëtimin në këtë sport si lojtar te Tirana dhe Dinamo, për t’u bërë më pas një emër i madh në fushën e arbitrimit, duke përfaqësuar Shqipërinë si gjyqtar i FIFA-s.
Konçi ishte edhe edukator, teksa vitet e fundit të karrierës i kaloi si vëzhgues. Prej disa vitesh, ish-gjyqtari jetonte në Nju Jork.





