Pasi fitoi Kupën e Mbretit, skuadra e Barcelonës përgatitet për një tjetër ndeshje vendimtare, gjysmëfinalen e parë të Champions League ndaj Inter.
Në prag të kësaj sfide, presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, ka karikuar skuadrën e tij, duke thumbuar zikaltërit.
Ai i dërgon një mesazh i qartë Inter, duke i paralajmëruar: “Nuk e mohoj, Inter është një ekip i shkëlqyer, por ne jemi më të mirë se ata“.
Një deklaratë që provokon jo pak klubin italian, që nuk po kalon një moment të mirë dhe shpreson që Champions League të jetë një mundësi e mirë për ta kaluar atë.







