E gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm sonte në mbrëmje do t’i ketë sytë te finalja e Kupës së Botës 2026, Spanjë-Argjentinë. Finalja do të luhet në “MetLife Stadium” dhe sigurisht që do të jetë sonte në kapacitetin e tij maksimal.
Kjo finale nuk ka asnjë favorit dhe të dyja ekipet kanë shanse të barabarta për të fituar trofeun. Spanja rikthehet në finale pas plot 16 vitesh, ku fitoi Kupën e Parë dhe të vetme të Botës deri tani, pasi mundi 1-0 Holandën.
Argjentina rikthehet në finale pas 4 vitesh dhe sot synon trofeun e dytë rresht dhe të katërin në histori. Përsa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët respektiv, Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni nuk kanë lënë vend për surpriza.
Lautaro Martinez në stol sërish tek Argjentina, Pedri po ashtu te Spanja.
FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA XI: Unai Simón Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella, Fabian, Rodri, Olmo, Lamine, Oyarzabal, Baena
ARGJENTINA XI: Dibu Martínez; Montiel, Romero, Lisandro, Tagliafico; De Paul, Enzo Fernández, Mac Allister, Nico González; Messi, Julián Álvarez







