Legjenda vazhdon, Valentino Rossi merr vendimin për të ardhmen

10 Korrik 2020
9:02
Telesport
back button

Piloti italian Valentino Rossi do të vijojë të garojë në Moto GP edhe sezonin tjetër. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, piloti 41-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 1+1 me skuadrën Yamaha Petronas, ekipi satelit i motorit zyrtar Yamaha.

Lajmi ende nuk është zyrtar, por ai do të bëhet publik pas 10 ditësh, më 19 korrik, në garën e parë sezonale në Jerez. Rossi do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare me Petronas (2021), me opsionin për ta rinovuar atë edhe për një vit tjetër (2022).

Rossi do të largohet nga Yamaha në fund të këtij sezoni, por pavarësisht moshës do të vazhdojë të konkurrojë në Moto GP me Petronas. Italiani është prej vitesh në kërkim të titullit të 10-të kampion bote në akrrierën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit