Finalja e Ligës Unike në basketboll për femra është një derbi kosovar mes Peja 03 dhe Bashkimi. Në gjysmëfinalet e turneut mbarëkombëtar të basketbollit, të luajtura në Prizren, dy ekipet “vendase” fituan ndaj atyre shqiptare.
Në gjysmëfinalen e parë, Peja 03 mundi 86-78 Tiranën, në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Jefferson me 25 pikë e 14 rebound u dallua për kosovaret, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Daleba për bardheblutë.
Në sfidën tjetër, skuadra e Bashkimi mundi me lehtësi 81-63 Flamurtarin, që në këtë mënyrë dorëzon trofeun fituar vjet. Dontavia me 22 pikë e Mead me 20 pikë u dalluan për Bashkimi, ndërsa 27 pikët e Brisker për vlonjatet mbetën për statistikë.
Liga Unike-Femra, Gjysmëfinale
Peja 03 – Tirana, 86-78
Bashkimi – Flamurtari, 81-63
Vendet 3/4
Tirana – Flamurtari
Finale
Peja 03 – Bashkimi







